Kolegji Dardania shpall konkurs për bursa studimi për vitin akademik 2021-22

Kolegji Dardania ka shpallur konkurs për aplikim për bursa në programet e studimit në nivelin Bachelor dhe Master për vitin akademik 2021-22

Përmes këtij konkursi, Kolegji Dardania ka kënaqësinë të i njoftoj të gjithë kandidatët e interesuar që procesi i aplikimit për bursa studimi është i hapur! Kolegji Dardania do të ofroj bursa studimi në këto programe të akredituara nga Agjencia e Kosovës për Akreditim: BA Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale, BA Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale, BA Shkenca Politike dhe Administrim Publik, si dhe MA Administrim Publik. Bursat e ofruara mbulojnë nga 20% deri në 100% të shpenzimeve për studime. Bursat ofrohen për studentët me sukses të shkëlqyeshëm, anëtarët e familjes së studentëve tanë, të gjithë që regjistrohen në grupe, si dhe për studentët që kanë nevojë për mbështetje financiare për shkak të statusit të tyre ekonomik dhe social.

Të drejtën për aplikim për bursë studimi në nivelin bachelor e gëzojnë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët kanë përfunduar me sukses Testin e Maturës Shtetërore. Ndërsa, të drejtën për aplikim për bursë studimi në nivelin master e gëzojnë të interesuarit që kanë përfunduar apo janë në përfundim të studimeve të tyre në nivelin bachelor; megjithatë çdo ofertë mund të kushtëzohet nga përfundimi me sukses në standardet e kërkuara.

Aplikimi është i hapur nga data 29 Korrik, 2021 dhe afati i fundit për pranimin e aplikacioneve është deri me datën 23 Gusht, 2021. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online (kliko këtu)apo duke vizituar Kolegjin Dardania në Prishtinë për të plotësuar formularin në kopje fizike.

Jeta studentore këtu është shumë mbresëlënëse dhe interesante. Kolegji Dardania ofron kaq shumë mundësi për studentët, përfshirë edhe studentët e vitit të parë. Kolegët, profesorët, dhe gjithçka tjetër është për tu admiruar. Jam shumë i lumtur që jam student i këtij kolegji!