Studentët

Fokusi ynë është që ta bëjmë çdo moment të mësimit më tërheqës, angazhues, efikas dhe efektiv. Bazuar në këtë, ne zhvillojmë metoda dhe aplikojmë mjete konkretizimi për ta bërë procesin e të mësuarit më të këndshëm dhe më të lehtë, gjë që përmirëson rezultatet dhe arritjet. Qëllimi nuk është vetëm të ndihmojmë studentët të mësojnë; qëllimi është për t'i ndihmuar ata të mësojnë më mirë dhe të kenë sukses.

"Sepse të mësuarit ka fuqinë për të ndryshuar gjithçka..."

Që nga themelimi i institucionit tonë në vitin 2004, Kolegji Dardania ka rivendosur dhe ripërcaktuar kufijtë e mendimit intelektual dhe krijues si një qendër e shquar akademike. Qasja jonë rigoroze, shumëdimensionale ndaj arsimit shpërndan muret midis disiplinave dhe ndihmon në edukimin e mendjeve progresive. Në kolegjin tonë, studentët kanë lirinë akademike për të formuar rrugët e tyre unike, individuale në një botë komplekse dhe dinamike.

Kolegji Dardania gjithmonë është angazhuar që të ofroj programe atraktive dhe unike të cilat janë të kërkuara në tregun e punës. Krahas kësaj, ne jemi të përkushtuar që t'u ofrojmë studentëve tanë kushtet më moderne për mësim, me një staf të përzgjedhur akademik, bibliotekë të pasur, mundësi për punë praktike dhe vizita studimore, si dhe bursa për studentë të dalluar. Përveç studimeve, studentët tanë kanë mundësi që të ndëgjojnë ligjerata nga ekspertë ndërkombëtarë të fushave të ndryshme dhe të marrin pjesë në konferenca që organizohen apo përkrahen nga Kolegji Dardania.

Lokacioni i Kolegjit Dardania në qendër të Prishtinës është një tjetër avantazh i rëndësishëm për studentët sepse përveç studimeve, ata kanë mundësinë që lehtësisht të shfrytëzojnë të gjitha linjat urbane, të vizitojnë sheshin e kryeqytetit apo pjesët tjera të qendrës për vetëm 10 minuta ecje, apo të kalojnë një pjesë të kohës së tyre për argëtim dhe relaks në Parkun e Taukbashqës (15 minuta larg në ecje), apo Parkun e Gërmisë që gjendet 20 minuta larg përmes linjës urbane.

17+

Vite në Arsimin e Lartë

10+

Programe të Studimit

5+

Klube të Studentëve

Studentët Aktualë

Kolegji Dardania u kushton vëmendje të veçantë shërbimeve për studentë. Studentët aktualë mund të përdorin të gjitha shërbimet e ofruara nga institucioni ynë.

Jeta Studentore

Laurent Krasniqi

BA Administrim Biznesi dhe Ekonomiks

"Unë kam takuar disa nga miqtë e mi më të mirë përgjatë studimeve në Kolegjin Dardania. Ishte një eksperiencë vërtet e shkëlqyeshme për të kuptuar komunitetin dhe për tu integruar në të.”

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?