Studimi

Kolegji Dardania ofron programe unike të studimit në nivelin bachelor dhe master. Ne jemi vazhdimisht në hap me kërkesat e tregut duke ofruar programe me cilësi të lartë.

10 +

Programe të studimit të akredituara përgjatë viteve

Përmes inovacioneve në programe dhe dizajnimit të kurrikulumeve, Kolegji Dardania ofron metodologji të duhur dhe interaktivitet në mësime. Studimet në programet që ofron Kolegji Dardania u mundësojnë studentëve që të ndërlidhin teorinë me praktikën. Programet e Kolegjit Dardania kanë për objektiv që të zhvillojnë shoqërinë dhe ekonominë duke stimuluar përsosmëri në mësimdhënie dhe duke respektuar parimet morale dhe etike për tolerancën. Në këtë mënyrë studentët tanë kanë mundësi që të formohen si pjesëmarrës të shoqërisë moderne, demokratike dhe multikulturore për shërbim në komunitet.

Programet e Studimit Bachelor

Programet e Studimit Master

10+

programe të ofruara ndër vite
BA, MA dhe PhD.

5+

Bursa të plota
dhënë çdo vit akademik

71.5%

Mesatarja e studentëve të
punësuar me sukses
nga viti 2019-2022.

Laurent Krasniqi

BA Administrim Biznesi dhe Ekonomiks

"Unë kam takuar disa nga miqtë e mi më të mirë përgjatë studimeve në Kolegjin Dardania. Ishte një eksperiencë vërtet e shkëlqyeshme për të kuptuar komunitetin dhe për tu integruar në të.”

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?