fbpx
Category I pakategorizuar

Akreditimi

Kolegji Dardania është institucion i arsimit të lartë i licencuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës dhe i akredituar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës në nivelin institucional dhe në programet e studimit.

Institucioni ynë në aspektin formal – ligjor, ka filluar të funksionojë me licencim me certifikatën nr.898/02-1 e datës 01.12.2004 nga ana e MASHT-it për vitet akademike 2004 -2007, si një institucion privat universitar. 

Institucioni është riakredituar me vendimin nr.583/02-1 të dates 09.05.2007, për vitet akademike 2007 – 2011 si Universiteti Dardania. Me rastin e riakreditimit institucional dhe riakreditimit të programeve specifike të nivelit Bachelor dhe Master për vitet 2009 dhe në vijim, institucioni ynë është akredituar dhe licencuar si Bartës Privat i Arsimit të Lartë (BPrAL) Kolegji Dardania nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe MASHT.

Programet e studimit në nivelin Bachelor (BA) dhe Master (MA) kanë vazhduar të funksionojnë në Kolegjin Dardania në bazë të vendimeve nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës. Kolegji Dardania ka arritur me sukses që të akreditoj programe të nevojshme për të plotësuar kërkesat e tregut. Procesi i fundit i akreditimit i cili ishte në vitin 2019, Kolegji Dardania ka arritur që me sukses të akreditohet në nivelin institucional dhe gjithashtu të akreditojë programet e studimit.

Përgjatë viteve, Kolegji Dardania ka arritur që të akreditoj me sukses këto programe të studimit në nivelin Bachelor:

  • Administrim Biznesi dhe Ekonomiks (BA) me specializime:
    • I përgjithshëm
    • Banka, Financa dhe Kontabilitet
    • Marketing dhe Ndërmarrësi
    • Menaxhment dhe Informatikë
    • Menaxhim i Turizmit
  • Banka, Financa dhe Kontabilitet (BA)
  • Ekonomi dhe Turizëm i Qëndrueshëm (BA)
  • Agrobusiness (BA)
  • Shkenca Politike dhe Administrim Publik (BA) me specializime:
    • Administrim Publik
    • Studime Evropiane
    • Diplomaci
    • Marrëdhënie me Publikun
  • Juridik me specializime:
    • Shkenca Civile Juridike
    • Shkenca Kriminalistike Juridike
    • Shkenca Ndërkombëtare Juridike
    • Shkenca Biznesore Juridike
  • Psikologji Aplikative dhe Studime Menaxheriale (BA)
  • Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane (BA)
  • Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale (BA)
  • Arkitekturë dhe Planifikim Urban (BA)
  • Menaxhment dhe Biznes Digjital (BA) është në proces të akreditimit*

Përveç programeve në nivelin Bachelor, Kolegji Dardania përgjatë viteve ka arritur që të akreditoj me sukses edhe këto programe të studimit në nivelin Master:

  • Administrim Biznesi (MA)
  • Banka, Financa dhe Kontabilitet (MA)
  • Administrim Publik (MA)
  • Gjuhë Angleze dhe Studime Amerikane (MA)
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci (MA)
  • Këshillim Familjar dhe Terapi Familjare (MA)
  • Psikologji Organizatieve (MA)
 
*Të gjitha programet e studimit kanë funksionuar sipas akreditimit nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës. Disa nga programet e studimit aktualisht mund të mos jenë aktive për shkak të procesit të akreditimit.

Laurent Krasniqi

BA Administrim Biznesi dhe Ekonomiks

"Unë kam takuar disa nga miqtë e mi më të mirë përgjatë studimeve në Kolegjin Dardania. Ishte një eksperiencë vërtet e shkëlqyeshme për të kuptuar komunitetin dhe për tu integruar në të.”

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Gjithçka që mësova në Kolegjin Dardania më ndihmoi vërtet të më vinte mbi konkurrencën në fushën e menaxhimit të biznesit.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale