fbpx

Biblioteka

Kolegji Dardania ka një bibliotekë fizike e cila përfshinë katin e 3-të dhe katin e 4-të të institucionit tonë, dhe siguron qasje për studentët në bibliotekë elektronike dhe revista shkencore online. Biblioteka e Kolegjit Dardania ka stokun e vet të librave në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze sipas disiplinave në planprogramet e studimit. Po ashtu, dy salla leximi janë në dispozicion për studentët.

Kolegji Dardania posedon bibliotekën fizike e cila përfshinë katin e 3 dhe katin e 4 të hapësirave të institucionit tonë. Përveç bibliotekës fizike, studentët kanë mundësinë që të qasen edhe në bibliotekën elektronike.

Biblioteka është e pajisur me literaturën më të re dhe moderne, e cila është në dispozicion të studentëve në çdo kohë. Biblioteka e Kolegjit Dardania i përmbush në tërësi nevojat e studentëve për libra, tekste dhe literaturë si për lëndët obligative ashtu edhe për lëndët zgjedhore të cilat ligjërohen në programet e studimit të ofruara. Përveç titujve të kërkuar, Kolegji Dardania ka siguruar tituj të tjerë të cilët i ndihmojnë studentët të thellojnë njohuritë e tyre në fusha të ndryshme sipas preferencave të tyre.

Biblioteka e Kolegjit Dardania ka stokun e vet të librave në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze sipas disiplinave në planprogramet e studimeve dhe përfshinë dy salla leximi që janë në dispozicion të studentëve. Biblioteka ka hapësirën e vet të leximit, hapësirën e punës në grupe dhe kompjuterët që mund të përdoren nga studentët. Përveç bibliotekës fizike, Kolegji Dardania u ka siguruar studentëve qasje në bibliotekat elektronike në mënyrë që ata t'i përdorin ato gjatë studimeve të tyre.

Krahas kësaj duke e ditur se dituritë përditësohen sipas shtimit eksponencial, Kolegji Dardania ka siguruar linqe elektronike të distributorëve eminentë që studentët të kenë qasje të lehtë dhe më të shpejt në burime bashkëkohore, duke mundësuar shfletimin e librave elektronikë të cilët janë botimet e fundit të publikuara nga ekspertët e fushave përkatëse.

Kolegji Dardania është pjesë e Konsorciumit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës që vepron brenda Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Kolegji Dardania ka siguruar qasje në dhjetë baza të të dhënave të revistave elektronike Ebsco duke u bërë pjesë e Konsorciumit të Bibliotekave Elektronike të Kosovës. Mijëra tituj të revistave elektronike të fushave të ndryshme janë përfshirë në dhjetë baza elektronike të të dhënave në të cilat ka qasje Kolegji Dardania. Përveç kësaj, ne sigurohemi që azhurnimi i vazhdueshëm i bibliotekës me një numër të konsiderueshëm të botimeve që botohen dhe që përputhen me planet e studimit të programeve të studimit.

Krijoni miqësi gjatë gjithë jetës me studentë që ndajnë interesat, pasionet dhe perspektivat e juaja të përbashkëta.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Gjithçka që mësova në Kolegjin Dardania më ndihmoi vërtet të më vinte mbi konkurrencën në fushën e menaxhimit të biznesit.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale