Memorandumet e Bashkëpunimit

Kolegji Dardania ka memorandume të bashkëpunimit me institucione të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Bashkëpunime më gjithëpërfshirëse jo vetëm që e ndihmojnë kolegjin të zhvillohet akademikisht, por gjithashtu krijon mundësi për të arritur lidhje me stafin akademik ndërkombëtar dhe studentët.

Kolegji Dardania synon të krijojë partneritete me akademikë të shquar dhe me institucione ndërkombëtare, për të zgjeruar përvojën e studentëve, stafit akademik, rritjen e fakultetit dhe zhvillimin e kërkimit shkencor. Bashkëpunimi me institucione të ndryshme ndërkombëtare janë thelbësore për suksesin e veprimtarive të institucionit tonë në aspektin global.

Kolegji Dardania ka memorandume aktive me institucione të ndryshme, vendore dhe ndërkombëtare. Çdo memorandum shërben për një qëllim specifik, siç janë: vizitat dhe shkëmbimet e stafit akademik dhe studentëve; praktikat për studentët, etj. Të gjitha memorandumet iniciohen në varësi të nevojave dhe kërkesave.

Fakte

100+

Memorandume Bashkëpunimi

78%

e studentëve tanë përfitojnë
nga memorandumet e bashkëpunimit

63%

e të diplomuarëve kryejnë
dy apo më shumë punë
praktike si studentë

Aplikoni për Vitin Akademik 2021-2022

Afati i parë për aplikim në programet tona të studimit është tani i hapur! Filloni aplikimin tuaj sot dhe familjarizohuni me ne që të shihni që Kolegji Dardania është vendi i duhur për ju.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?