Kolegji Dardania i shpreh ngushëllime familjes Daci

Share on facebook
Share on pinterest
Share on twitter

Prof. Dr. Hamdi Daci i cili ishte pjesë e stafit akademik në Kolegjin Dardania, ka ndërruar jetë

Me pikëllim e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Hamdi Daci, i cili ishte pjesë e stafit akademik në Kolegjin Dardania.

Prof. Dr. Hamdi Daci do të mbetet një nga figurat e pashlyeshme intelektuale që në vazhdimësi ka dhënë kontribut të vlefshëm në arsimin e lartë, në veçanti në fushën e Gjuhës Angleze. Ai u shqua për urtësi, përkushtim, dhe profesionalizëm të cilat i ka dëshmuar përgjatë veprimtarisë së tij akademike.

Në emër të themeluesit, stafit akademik, stafit administrativ dhe studentëve, Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën profesorin Hamdi Daci!

I paharruar qoftë kujtimi për të!