Kolegji Dardania vazhdon të organizoj kurse përgatitore falas për Testin e Maturës 2021

Share on facebook
Share on pinterest
Share on twitter

Me qindra maturantë vazhdojnë të jenë pjesë e kurseve përgatitore për Testin e Maturës 2021 të organizuara nga Kolegji Dardania

 

Si çdo here, edhe këtë vit Kolegji Dardania vazhdon të organizoj kurse përgatitore për Testin e Maturës. Këtë vit për shkak të gjendjes me pandeminë, Kolegji Dardania ka organizuar kurset përgatitore edhe online.

Në këto kurse përgatitore janë duke marrë pjesë qindra maturantë nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Ftojmë të gjithë maturantët që janë të interesuar të ndjekin këto kurse që të plotësojnë formularin duke klikuar në këtë link.

Jeta studentore këtu është shumë e admirueshme dhe interesante. Kolegji Dardania ofron shumë mundësi për studentët, përfshirë edhe për studentët e vitit të parë. Studentët, stafi dhe gjithçka tjetër është për tu lavdëruar. Jam shumë i lumtur që jam student i këtij kolegji!