fbpx
Category I pakategorizuar

Lokacioni dhe Resurset

Kolegji Dardania e zhvillon veprimtarinë arsimore dhe hulumtuese në objektet me kushtet më moderne të mësimdhënies, dhe në qendër të Prishtinës.

Hapësirat në objektet e Kolegjit Dardania i plotësojnë standardet evropiane për realizimin e mësimit teorik, punës hulumtuese dhe mësimit praktik.

Kolegji Dardania posedon një numër të madh të sallave të ligjërimit, amfiteatrove, salla të leximit, salla e internetit, bibiloteka, kabinete të ndryshme duke filluar nga kabineti i informatikës, i psikologjisë, ateleu i arkitekturës, salla e gjyqit, si dhe posedon edhe hapësira relaksuese për studentë.

Kolegji Dardania ka të instaluar Wi-Fi në të gjitha hapësirat në mënyrë që studentëve t’u mundësohet komunikimi online në çdo moment që ata kanë nevojë.

Ajo se çka e veçon infrastrukturën fizike të Kolegjit Dardania është se gjithçka është e ndërtuar dhe dizajnuar me shije, përkushtim dhe destinacion shfrytëzimin sa më racional nga studentët, mësimdhënësit dhe stafi profesional e teknik. Hapësirat kanë ndriqim të natyrshëm, ruajnë freskinë gjatë ditëve të nxehta dhe ngrohtësinë gjatë stinës së dimrit. Të gjitha këto elemente bëjnë që studimi në Kolegjin Dardania të jetë i këndshëm, atraktiv dhe lë gjurmë të admirueshme në kujtesën e studentëve.

E këtë e dokumenton edhe përshtypja e ekspertës ndërkombëtare e cila gjatë vizitës për akreditim në Kolegjin Dardania, vlerëson:

“Objektet që ekspertët i vizituan janë moderne dhe në përgjithësi janë të pajisura shumë mirë. Ka hapësirë të mjaftueshme për administratë dhe mësimdhënie. Sallat për ligjërim janë të mëdha, të mobiluara mirë dhe teknikisht janë të pajisura siç duhet. Ka mjaft zyra për personelin akademik. Njësitë sanitare janë në gjendje të shkëlqyeshme”. /Raporti i vlerësimit nga ekspertët, 2009, fq.31/

Fakte

10+

Study programmes offered in
Bachelor and Master

8+

Full Scholarships
Awarded each academic year

63%

e të diplomuarëve kryejnë
dy apo më shumë punë
praktike si studentë

Harta &
Udhëzime

Rr. Ibrahim Lutfiu nr.93,
10000, Prishtinë,
Kosovë.

Për informacione: 
info@dardaniacollege.com

Administrata: 
administrata@dardaniacollege.com

Numrat e Telefonit:
+383 44 249 100; +383 44 636 359

Laurent Krasniqi

BA Administrim Biznesi dhe Ekonomiks

"Unë kam takuar disa nga miqtë e mi më të mirë përgjatë studimeve në Kolegjin Dardania. Ishte një eksperiencë vërtet e shkëlqyeshme për të kuptuar komunitetin dhe për tu integruar në të.”

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Gjithçka që mësova në Kolegjin Dardania më ndihmoi vërtet të më vinte mbi konkurrencën në fushën e menaxhimit të biznesit.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale