fbpx
Category I pakategorizuar

Misioni, Objektivat, dhe Vlerat

Kolegji Dardania ju përgatit të filloni karrierën tuaj duke ju siguruar një mjedis mbështetës dhe krijues përmes programeve unike të studimit.

Misioni i Kolegjit Dardania

Kolegji Dardania ofron arsimim cilësor në ngritjen profesionale dhe aftësimin praktik të kuadrove të shkencave humane, aplikative dhe të arteve. Kolegji Dardania është përgjegjës që përmes mësimdhënies dhe hulumtimit të zhvillojë kuadro të afta, për t’i kontribuuar zhvillimit të qendrueshëm dhe kreativ në shërbim të komunitetit. Të krijoj kuadro kompetente profesionale për të realizuar kerkesat mësipëme në kontekst të zhvillimit të jetës ekonomike, politike, sociale dhe kulturore në Kosovë.

Kolegji Dardania inkurajon studime ndërdisciplinare dhe multidisciplinare të cilat sjellin pasurimin e diturive të studentëve dhe aftësimin e tyre për të nxën dhe për arsimim gjatë gjithë jetës.

Kolegji Dardania bashkëpunon me organizatat që ushtrojnë aktivitete komerciale dhe i ofron shërbime sektorit publik dhe privat, qeverisë, komuniteteteve lokale dhe institucioneve të shoqërisë civile, në këtë mënyrë, ai promovon zbatimin e arritjeve të tij kërkimore dhe arsimore dhe kontribuon në zhvillimin e shoqërisë kosovare.

Kolegji Dardania do të veprojë si pjesë e integruar në hapësirën evropiane të arsimit të lartë përmes aplikimit të standardeve të përbashkëta të vendosura me Deklaraten e Bolonjes për të arritur bashkëpunimin intenziv me institucionet e arsimit të lartë në Bashkësinë Evropiane dhe më gjerë.

83%

e studentëve tanë të diplomuar vazhdojnë me sukses karrierën e tyre në tregun e punës.

Objektivat

Në realizimin e misionit të tij, Kolegji Dardania ka këto objektiva:

  • Kolegji Dardania do të zhvillohet si një si një institucion i arsimit të lartë, me spektër të gjerë të programeve studimore dhe hulumtuese në përputhshmëri me mundësitë ekonomike dhe nevojat e tregut të shoqërisë kosovare;

  • Të ofrojë programe arsimore të kualitetit të lartë dhe të inkurajojë mësimdhënie cilësore e mjedis kërkimor të përshtatshëm dhe prosperues si bazë për kërkime shkencore cilësore dhe të natyrës aplikative;

  • Të kërkojë inovacione në programe, dizajnim të kurrikulumit mbi baza të rekomandimeve të koncepcioneve bashkëkohore filozofike dhe metodologji të të nxënit e mësimit përmes strategjive, formave e procedimeve metodike që sigurojnë ngritjen e cilësisë përmes mësimit interaktiv, kërkimeve dhe praktikës;

  • Të organizojë sistem të mësimit, ligjërimit dhe vlerësimit i cili iu mundëson studentëve të fitojnë dituritë bazuar në kompetencë, zgjedhje dhe përgatitje cilësore të tyre për karierë dhe dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës;

  • Të mbajë dhe zhvillojë marrëdhënie të mira me institucionet akademike të vendit dhe rajonit për përfitim maksimal të përvojave të avancuara dhe mundësive të reja, për t,i zbatuar standardet bashkëkohore përmes integrimit në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (Deklarata e Bolonjës), dhe Zonën Evropiane të Kërkimeve dhe Hulumtimeve Shkëncorepër reformim e ngritje të vazhdueshme të cilësisë së mësimeve;

  • Kolegji Dardania do të angazhohet në veprimtaritë publike si gjenerator të zhvillimit ekonomik, teknologjik dhe shoqëror në përputhshmëri me nevojat strategjike të Republikës së Kosovës;

  • Kolegji Dardania do të zhvillojë programe studimore të nevojshme për shoqërinë dhe ekonominë. Do të stimulojë në përsoshmërinë në mësimdhënie dhe në të arriturat akademike të mësimdhënësve dhe studentëve me qëllim të përparimit të sherbimeve të ndryshme akademike dhe studentore;

  • Kolegji Dardania do të zhvillojë dhe do të ofrojë forma të ndryshme të arsimimit gjatë gjithë jetës për nevojat e popullsisë kosovare;

  • Kolegji Dardania do të kultivojë parimet morale, etike për tolerancën në mënyrë që studentët gjatë studimeve të formohen si pjesëmarrës të shoqërisë moderne, demokratike dhe multikulturore për shëbim në komunitet;

  • Të nxisë e të zhvillojë punën kërkimore – shkencore në fushën e shkencave sociale ( ekonomike, juridike, politike) filologjike, përmes bashkëpunimit të në mes stafit akademik nga njëra anë dhe komunitetit biznesor nga ana tjetër.

Vlerat

Kolegji Dardania ka identifikuar vlerat kryesore që do të na ndihmojnë të realizojmë misionin tonë dhe kështu i gjithë stafi akademik por edhe administrativ janë të përkushtuar që t'i adoptojnë këto vlera:

Laurent Krasniqi

BA Administrim Biznesi dhe Ekonomiks

"Unë kam takuar disa nga miqtë e mi më të mirë përgjatë studimeve në Kolegjin Dardania. Ishte një eksperiencë vërtet e shkëlqyeshme për të kuptuar komunitetin dhe për tu integruar në të.”

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Gjithçka që mësova në Kolegjin Dardania më ndihmoi vërtet të më vinte mbi konkurrencën në fushën e menaxhimit të biznesit.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale