Mr. Xanana Gusmao, ish President dhe Kryeminister i Timorit Lindor falenderon Kolegjin Dardania për mirënjohjen e pranuar

Share on facebook
Share on pinterest
Share on twitter

Më 21 Nëntor, 2021, z. Xanana Gusmao ish-presidenti dhe kryeministri i Timorit Lindor pranoi mirënjohje nga Kolegji Dardania.

Në emër të Kolegjit Dardania, PhD. C. Znj. Arbenita Sopaj ndau mirënjohje për ish-Presidentin dhe Kryeministrin e Timorit Lindor z. Xanana Gusmao, në Tokio, Japoni. Znj. Sopaj ka falënderuar H.E. Kay Rala Xanana Gusmao për kontributin e tij të shquar në konferencën virtuale "Paqeruajtja dhe Pajtimi: Zbatimi i Mësimeve të Timorit Lindor" duke shpresuar që në një ardhme të afërt ta vizitoj Kolegjin Dardania në Prishtinë.

H.E. Kay Rala Xanana Gusmão vlerësoj lartë dhe falenderoj Kolegjin Dardania duke shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar të ndajë përvojën e tij dhe të promovojë dialogun si mjet i fuqisë së butë për zgjidhjen e konfliktit.

Konferenca e cila u mbajt më 21 Qershor 2021, mblodhi së bashku panelistë ndërkombëtarë dhe vendorë për të debatuar në lidhje me ngjashmëritë dhe dallimet në mes Kosovës dhe Timorit Lindor.

Kolegji Dardania, si një institucion i arsimit të lartë, ka treguar gjithmonë përkushtim dhe vazhdon t'i përkushtoj kujdes bashkëpunimit ndëruniversitar dhe ndërshtetëror duke organizuar konferenca shkencore me panelistë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Ky event u prezantua edhe nga Ambasada e Timorit Lindor në Tokio, G7+, si dhe nga mediat ndërkombëtare (shih linqet më poshtë).

https://www.facebook.com/EmbassyOfTimorLesteInTokyo/posts/438010914621965

https://www.facebook.com/g7plus/posts/5373572499325487

https://www.oekusipost.com/mundu/1202-xanana-simu-ona-premiu-ida-husi-kolejiu-dardania?fbclid=IwAR0sSj0BtKhaQO-Ku10xpY5CgiTKMW7iiYirblaLvNWtG-muQ7sw3OLMtxg