Një konferencë me rëndësi të madhe për Kosovën u mbajt nën patrinatin e Kolegjit DARDANIA në Prishtinë

Share on facebook
Share on pinterest
Share on twitter

Më 21 qershor 2021, Kolegji DARDANIA pati nderin ta ketë në mesin e vet virtual akademik liderin e pavarësisë së Timorit Lindor, si bashkëbisedues në kuadër të konferencës "Paqeruajtja dhe Pajtimi: Zbatimi i Mësimeve të Timorit Lindor”

Konferenca bëri bashkë studijues dhe politikanë të Kosovës, për të debatuar së bashku me shefin e guerisë së Timorit Lindor, Xanana Gusmão, që kishte udhëhequr këtë vend nga viti 1981 e deri në pavarësim në verën e vitit 1999. Me Kosovën shumëçka i bashkon, jo vetëm fitimi i lirisë në verën e njëjët të vitit thuajse të largët 1999, por edhe vuajtjet dhe përpjekjet titanike të dy vendeve për pavarësim nga fuqitë koloniale, Indonezia e Jugosllavia respektivisht, vende që në botë shiteshin si të painkuadruara dhe paqedashëse e në favor të vetëvendosjes së popujve. Kjo politikë e jashtme e këtyre dy vendeve pushtetuese nuk ka qenë veçse për konsum të jashtëm, kurse në planin e brendshëm, me dekada të tëra dyjat u angazhuan në shtypjen e aspiratave për liri të popullit të Timorit Lindor dhe Kosovës respektivisht. Kjo ishte esenca e nisjes së fjalimit hyrës të kësaj konference.

Lideri Gusmão, në fjalimin hyrës, me një elokuencë të pashoq paraqiti historinë e vendit të tij, luftën për pavarësi dhe përpjekjet mbinjerëzore për mbijetë kundrejt represionit indonezian për të mbajtur vendin e tij nën okupim. Arsyeja për mbajtjen e vendit të tij peng të politikave koloniale, e tha lideri timorez, kanë pasur të bëjnë më shumë me shfrytëzim të pasurive natyrore të vendit të tij se me ndonjë gjeostrategji globale. Çfarë koinçidence me Kosovën dhe pasuritë e saj natyrore, të cilat Serbia i ka eksploatuar pa fije mëshire! Nuk është se Lufta e Ftoftë nuk ka pasur ndikim në pengimin e pavarësimit të vendit, tha Gusmão, por jo vendimtar, sepse, fundja, pas mbarimit të saj në vitin 1990, Indonezia sërish vazhdoj me represion dhe me avazin e vjetër të represionit brutal kundër popullit timorez. Ajo që u vu në spikamë më së shumti nga folësi i parë i kësaj konference, zoti Gusmão, kishte të bënte me politikat e rindërtimit pas luftës dhe pavarësisë së vendit, në veçanti ato që lidhen me pajtimin në mes të palëve. Këtu ai shfaqi një skepticizëm me rastin kosovar sepse, për dallim nga Indonezia që kishte pranuar pavarësinë e vendit të tij, Serbia vështirë se do ta bënte një gjë të tillë për Kosovën. Kjo është pengesë serioze për pajtim. Përveç kësaj, siç e tha Gusmão, Indonezia ka pranuar krimet e bëra në vendin e tij, gjë që nuk e bënë shteti serb. Edhe kjo përbënë një pengësë serioze për arritjen e pajtimit në mes palëve, përfundoi Gusmão.

Panelit të konferencës i’u shtuan edhe folësit tjerë, vendor dhe ndërkombëtar. Ndër vendorët u veçua përvoja e Kosovës, që ndau me pjesëmarrësit ish-Kryeministri i Kosovës, profesor Avdullah Hoti, zonja Edita Tahiri, si ish-kryenegociatore e Kosovës për shtatë vite dhe, në fund, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, prof. Enver Hasani. Në fakt, ky i fundit bëri vetëm një pyetje komentuese, duke konstatuar se ligjërisht Timori Lindor ka qenë koloni indoneziane dhe ka pasur të drejtën për vetëvendosje të plotë, që është mohuar nga Indonezia, gjë që nuk është rasti me Kosovën sepse bëhet fjalë për shkëputje nga një shtet sovran. Me këtë konstatim, në formë pyetje, për ngjashmëritë dhe dallimet me Timorin Lindor, u pajtua edhe zoti Gusmão, që tha se përbën një pengesë serioze për Kosovën dhe vështirësi shtesë në procesin e dilaogut me Serbinë. Në veçanti kjo do të reflektohet në anëtarësimin e Kosovës në OKB, u tha nga zoti Gusmão, bazuar në përvojën e tij me Timorin Lindor dhe dinamikat që zhvillohen në OKB rreth njohjes dhe pranimit të vendeve të reja.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti në mënyrë bindëse dëshmoi përpjekjet e palës kosovare për pajtim dhe arritje të marrëveshjes dhe sabotimet e bëra në vazhdimësi nga pala serbe. Zoti Hoti në veçanti ka evidentuar ndihmën e palës amerikane dhe evropiane në dialog me serbët, duke theksuar në veçanti se procesi do të jetë i mundimshëm. Arritja e Marrëveshjes së Washingtonit dhe njohja nga Izraeli u veçuan si dy arritje të mëdha të bëra nga ana e tij si kryeministër i Kosovës.

Zonja Edita Tahiri ndau me pjesëmarrësit përvojën e saj të gjatë me serbët dhe mitin e tyre për Kosovën, diçka që ishte e huaj për të tjerët që morën pjesë në konferencë. Zotri Gusmão e pati të vështirë të besoj se miti serb përbën forcën reale prapa pengesës në dialog dhe arritje të marrëveshjes, duke besuar më shumë në konsideratat e eksploatimit të Kosovës si shkak për çdo dialogim të suksesshëm. Megjithatë, zonja Edita vërejti se dialogu nuk ka alternativë dhe se duhet t’i mbahemi vijës së aleatëve tanë për dialogim me mirëbesim dhe serioz, diçka që kohëve të fundit duket si po mungon nga pala kosovare.

Njëri prej pjesmarrësve në konferencë bëri një pyetje, në fakt, pyetjen e parë që i’u drejtua zotit Gusmão dhe që kishte të bënte me atë se si të arrihet pajtimi me serbët kur, sipas përvojës së pyetësit gjatë vizitës së tij në Kosovë, çdo familje kishte dikë të vrarë. Përgjigja në këtë u dha nga një tjetër pjesëmarrës, me një përvojë kolosale në paqeruajtje dhe pajtim të popujve. E kemi fjalën për pjesëmarrësin e respektuar Dr. Hasegawa Sukehiro, përfaqësues special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për Timorin Lindor dhe udhëheqës i misionit në këtë vend nga vitit 2004 deri në vititn 2006.

Pyetjen e vet Dr. H. Sukehiro e nisi me Hegelin, duke cituar idenë e këtij të fundit që ka thënë se njeriu duhet ta përvetësoj vetvetën për të qenë i dobishëm për të tjerët. Me këtë deshi të thotë se kosovarët duhet të tejkalojnë vetvetën, jo vetëm përvojën e keq me represionin dhe vuajtjen nën Serbi. Me këtë u pajtua zoti Gusmão, i cili e quajti si të domosdoshme që kosovarët të shtrijnë dorën e pajtimit dhe të ecin përpara, duke mos u bërë rob i të kaluarës.

Nëse doni të arrini njohjen ju duhet të falni, por asnjëherë mos ta harroni të kaluarën. Ky ishte esenca e gjithë mesazhit të konferencës dhe fjalimeve kyçe të zotit Gusmão dhe ish shefit të OKB-së në Timorin Lindor.

Konferenca u planifikua të zgjasë më pak se një orë, në ndërkohë që zgjati më shumë se një orë e gjysmë për shkak të interesit të madh të pjesëmarrësve për të dëgjuar përvojën e Timorit Lindor, dhe si mund të mësoj Kosova nga ky vend që fitoi pavarësinë e tij verën e njëjët kur Kosova ende ishte pa lirinë pas gati një shekulli sundimi serb.

Student life here is very engaging and interesting. Dardania College offers so many opportunities for students, including the first year ones. Students, the staff, and everything else is to be admired. I am so happy to be a student of this college!