fbpx

Organogrami

Kolegji Dardania ka një strukturë organizative të dizajnuar mirë e cila detajon rolet, përgjegjësitë dhe marrëdhëniet raportuese për një koordinim të efektshëm të aktiviteteve.

Këshilli Drejtues

Këshilli Drejtues i Kolegjit Dardania është organi më i lartë kolegjial administrativ i institucionit, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të veprimtarive të tij i cili ka kompetencën të emërojë Rektorin e institucionit si dhe kompetenca të tjera të parashikuara në legjislacionin dhe aktet normative përkatëse.

Rektor

Rektori/ja i/e Kolegjit Dardania është autoritet drejtues i cili kryeson Senatin e kolegjit, garanton efikasitet të vendimeve të Këshillit Drejtues, i ofron informacione Këshillit drejtues dhe i raporton në kerkesën e Këshillit për dinamikën e realizimit të detyrave. Rektori mbikqyrë punën e njësive akademike, delegon detyra dhe kerkon raporte dhe efkasitet të njësive për realizimin e detyrave të natyrës mësimore dhe kerkimore – shkencore.

Senati

Senati i Kolegjit Dardania është organi i lartë kolegjial i institucionit i cili aprovon strategjitë akademike, propozon kandidatët për Rektor dhe përzgjedhë personelin akademik, sipas rekamandimeve të Komisioneve recensuese dhe propozimeve të Këshillave mësimore e shkencore të njësive akademike.

Dekanët

Dekanët e njësive akademike të Kolegjit Dardania kanë autoritet drejtues të cilët drejtojnë njësitë përkatëse akademike. Dekanët kryesojnë në Këshillat Mësimore Shkencore të njësive dhe i raportojnë Rektorit të Kolegjit Dardania për realizimin e detyrave në procesin e punës mësimore dhe kërkimore–shkencore.

Organogrami i Kolegjit Dardania

Laurent Krasniqi

BA Administrim Biznesi dhe Ekonomiks

"Unë kam takuar disa nga miqtë e mi më të mirë përgjatë studimeve në Kolegjin Dardania. Ishte një eksperiencë vërtet e shkëlqyeshme për të kuptuar komunitetin dhe për tu integruar në të.”

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Gjithçka që mësova në Kolegjin Dardania më ndihmoi vërtet të më vinte mbi konkurrencën në fushën e menaxhimit të biznesit.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale