Zyra e Shërbimeve Administrative

Kolegji Dardania ka një administratë efikase të orientuar drejt funksionimit dhe organizimit sipas niveleve të personelit dhe kualifikimit, e cila punon në bashkëpunim me kolegët nga të gjitha sektorët e tjerë të institucionit dhe të gjithë së bashku kontribuojnë në funksionimin e përgjithshëm të Kolegjit.

Zyra për Shërbime Administrative ofron ndihmë tek studentët, stafin akademik dhe administartiv, duke përmbushur kërkesat administrative gjatë periudhës akademike të paraparë me statutin e Kolegjin Dardania.

Zyra për Shërbime Administrative së Kolegjin Dardania ndjek zhvillimin, dhe interpretimin e politikave dhe procedurave; orientimi; pranimin e ankesave dhe kërkesave dhe të kryejë përgjegjësi të tjera të punës siç kërkohet.

Zyra për Shërbime Administrative koordinon aktivitetet e saj kryesore me Zyrën Financiare, Zyrën për Regjistrim dhe Transferim të Studimeve dhe zyret e tjera brenda Kolegjit. 

Zyra për Shërbime Administrative është e përkushtuar për të mbështetur studentët dhe stafin e Kolegjit, duke vlerësuar dinjitetin njerëzor, drejtësinë sociale dhe cilësinë e mundësive. Kjo zyre kontribon për të zhvilluar një mjedis gjithëpërfshirës dhe përkatës për studentët, stafin akademik dhe administrativ të Kolegjit Dardania. 

Orari i punës së Zyrës për Shërbime Administrative është nga ora 09:00 deri në 21:00. Ju mund të kontaktoni zyrën përmes numrave tanë të telefonit apo e-mail të shënuara më poshtë:

+38344249100; +38344636359

administrata@kolegjidardania.com

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?