fbpx

Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale

Ju do të zhvilloni vetëdijen kulturore, mendimin kritik dhe aftësitë analitike që ju nevojiten përgjatë karrierës suaj - dhe për të bërë një ndryshim në çdo gjë që bëni.

Misioni

Misioni i programit të studimit BA Përkujdesje dhe Mirëqene Sociale në përgjithësi është arsimimi i profesionistëve të kualifikuar të cilët do të jenë në gjendje të ushtrojnë profesionin e tyre të ardhshëm si dhe të ndjekin më tej interesat e tyre akademike. Kjo është në përputhje të plotë me misionin e Kolegjit Dardania. Rëndësia e programit rrjedh nga realiteti i ri i krijuar në Kosovë. Misioni i programit është për të zhvilluar dhe përhapur njohuritë nëpërmjet arsimimit, për t’i promovuar vlerat specifike të përkujdesjes dhe të mirëqenies sociale, individuale, familjare dhe të komunitetit të gjerë të Kosovës dhe më gjerë. Ky program i studimit i kushton një vëmendje të veçantë kategorive të veçanta të popullsisë me nevoja ekonomike dhe me nevoja tjera ekzistenciale.

Ky program në vete përmbanë kurse nga fusha e psikologjisë, sociologjisë, pedagogjise, etj. të cilat e bëjnë të jetë multidiciplinar dhe të zbatueshëm për aftësimin e gjithëmbarshëm të kuadrove për punë në përkujdesje dhe mirëqenie sociale. Programi përgatit punonjës social kompetentë, me njohuri dhe aftësi të profilizuara, me etikë të lartë profesionale për përkujdesje dhe punë sociale, të deshmojnë gadishmëri për tu përkujdesur për kategori të ndryshme sociale të shoqërisë.

Rezultatet e Pritura

Qëllim parësor i veprimtarisë së tërësishme arsimore në Kolegjin Dardania është që studentët sistematikisht të aftësohen në fushat akademike, profesionale dhe praktike.

Rezultatet e të nxënit të programit janë të përcaktuara në përputhje me KKK (Korniza Kombëtare e Kualifikimeve) dhe në përputhje me Kornizën për Kualifikimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Pas përfundimit të studimeve në Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale, studentët do të jenë në gjendje të:

  • Të kenë njohuritë dhe aftësi në psikologji, sociologji, pedagogji dhe fushat tjera të afërta me fushën e përkujdesjes dhe të mirëqenies sociale, duke përfshirë dizajnimin dhe përdorimin e instrumenteve për analizimin e konteksteve dhe përmirësimin e praktikave në vendin e punës të punonjësit social;
  • Demonstrojnë një kuptim kritik dhe integrues të marrëdhënies në mes teorisë, hulumtimit dhe praktikave të mira;
  • Të posedojnë një sërë praktikash si dhe aftësi konsultuese të përshtatshme për fushën e përkujdesjes dhe mirëqenies sociale;
  • Të vlerësojnë, çështjet kyçe etike ligjore dhe të punës sociale në praktikën profesionale në përkujdesje dhe mirëqenie sociale;
  • Të jenë të pajisur me aftësi të avancuara kërkimore si dizajnimin, kryerjen dhe ekzekutimin e projekte kërkimore;
  • Të jetë në gjendje të përdorin njohuritë dhe dëshmitë e mbledhura nga projekte kërkimore për të informuar aplikim e tyre në problemet e që shfaqen në mjediset e punës;
  • Të komunikojnë në mënyrë profesionale në mjediset akademike e profesionale;
  • Të kenë besim në njohuritë e tyre që të mund të operojnë në kontekste komplekse dhe të panjohura, përmes aplikimit të njohurive fleksibile, kreative, dhe gjenerimit të zgjidhjeve transformuese.

Programi i studimit Përkujdesje dhe Mirëqenie Sociale është i akredituar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës

Plani i Studimit

Semestri 1Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Hyrje në Fushat e Punës Sociale7Obligative
Hyrje në Psikologji6Obligative
Hyrjet në Politikat Sociale7Obligative
Shkrimi Akademik5Obligative
Gjuhë Angleze I5Obligative
Semestri 2Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Fushat e Përkujdesjes dhe Mirëqenies Sociale7Obligative
Psikologji Sociale7Obligative
Gjuhë Angleze II6Obligative
Modelet Bashkëkohore Teorike në Përkujdesje dhe Punë Sociale5Obligative
Sociologjia e Familjes5Obligative
Semestri 3Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Psikologji Zhvillimore7Obligative
Përkujdesja dhe Puna Sociale me Fëmijët dhe të Rinjët 6Obligative
Përkujdesja dhe Puna Sociale me Persona me Sjellje Devijante7Obligative
Zgjedhore 15Obligative
Zgjedhore 25Obligative
Semestri 4Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Puna Sociale në Komunitet7Obligative
Përkujdesja dhe Puna Sociale me Persona me Nevoja të Veçanta7Obligative
Legjislacioni i Punës Sociale6Obligative
Zgjedhore 35Obligative
Zgjedhore 45Obligative
Semestri 5Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Puna me Raste7Obligative
Riedukimi dhe Risocializimi7Obligative
Metodologji e Hulumtimit në Punën Sociale6Obligative
Zgjedhore 55Obligative
Zgjedhore 65Obligative
Semestri 6Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Përkujdesja sociale me Njerëzit në Moshën e Tretë6Obligative
Punim Diplome6Obligative
Puna Praktike8Obligative
Zgjedhore 75Obligative
Zgjedhore 85Obligative

Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t'ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Formulari ynë i përshtatshëm i aplikimit kërkon vetëm 10 minuta nga koha e juaj për t'a plotësuar.

Pasi të dorëzoni aplikimin tuaj, ju do të kontaktoheni nga Zyra për Regjistrim për t'ju ndihmuar drejt përfundimit të procesit të regjistrimit.

Pasi të kontaktoheni nga ne, ju duhet që të ndiqni rekomandimet e dhëna për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim.

Programet e Studimit në
Nivelin Bachelor

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Gjithçka që mësova në Kolegjin Dardania më ndihmoi vërtet të më vinte mbi konkurrencën në fushën e menaxhimit të biznesit.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale