fbpx

Shkenca Politike dhe Administrim Publik

Ju do të zhvilloni vetëdijen kulturore, mendimin kritik dhe aftësitë analitike që ju nevojiten përgjatë karrierës suaj - dhe për të bërë një ndryshim në çdo gjë që bëni.

Misioni

Programi Shkenca Politike dhe Administrim Publik i Kolegjit Dardania është një program studimor i cili mundëson ngritjen profesionale dhe aftësimin praktik të studentëve në fushën e Shkencave Politike dhe të Administrimit Publik. Ky program permes mësimdhënies, punës praktike dhe hulumtimit synon të zhvillojë kuadro të afta që me punën dhe angazhimin e tyre t’i kontribuojnë zhvillimit të qendrueshëm dhe kreativ në mjedisin jetësor.

Programi Shkenca Politike dhe Administrim Publik synon poashtu që të krijoj kuadro kompetente profesionale, të krahasueshme me vendet e Zones Evropiane të Arsimit të Lartë, të cilët do të jenë të aftë për të realizuar kerkesat mësipëme në kontekst të zhvillimit të jetës ekonomike, politike, sociale dhe kulturore në Kosovë.

Rezultatet e Pritura

Qëllim i Programit Shkenca Politike dhe Administrim Publik të Kolegjit Dardania është që studentët t’i përgatisë për kariera që do të jenë të dobishme për ta, në edukimin pasuniversitar, në pozita udhëheqëse dhe administrative dhe në shërbimin publik. Për këtë arsye personeli i Programit Shkenca Politike dhe Administrim Publik, njësoj si dhe i të tërë Kolegjit Dardania, është i përkushtuar në përmbushjen e qëllimit të bartjes së suksesshme të diturive dhe përvojave të mësimdhënësve te studentët, si dhe për aftësimin e tyre për hulumtime profesionale-shkencore, që atyre do t’u mundësojë, si krijimin, artikulimin dhe zhvillimin e ideve dhe kontributeve të veta, ashtu edhe atë që studimi i tyre në këtë Program të jetë vetëm hyrje në një aftësim që do të jetë mbarë-jetësor.

Rezultatet e të nxënit të programit janë të përcaktuara në përputhje me KKK (Korniza Kombëtare e Kualifikimeve) dhe në përputhje me Kornizën për Kualifikimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.

Rezultatet e pritura të programit të studimit Shkenca Politike dhe Administrim Publik janë:

  • Të kenë njohuri dhe aftësi nga shkencat politike si bazë të domosdoshme për njohjen e proceseve të administrimit publik;
  • Demonstrojnë një kuptim kritik dhe integrues të marrëdhënies në mes teorisë, hulumtimit dhe praktikave të mira;
  • Të posedojnë një sërë praktikash si dhe aftësi konsultuese të përshtatshme për fushën e shkencave politike dhe administrimit publik;
  • Të vlerësojnë, çështjet kyçe etike ligjore dhe të biznesit në praktikën profesionale në psikologjinë organizative;
  • Të jenë të pajisur me aftësi të avancuara kërkimore si dizajnimin, kryerjen dhe ekzekutimin e projekte kërkimore;
  • Të jetë në gjendje të përdorin njohuritë dhe dëshmitë e mbledhura nga projekte kërkimore për të informuar aplikim e tyre në problemet e që shfaqen në mjediset e punës;
  • Të komunikojnë në mënyrë profesionale në mjediset akademike, profesionale dhe komerciale;
  • Të kenë besim në njohuritë e tyre që të mund të operojnë në kontekste komplekse dhe të panjohura, përmes aplikimit të njohurive fleksibile, kreative, dhe gjenerimit të zgjidhjeve transformuese.

Programi i studimit Shkenca Politike dhe Administrim Publik është i akredituar nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës

Plani i Studimit

Semestri 1Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Shkrimi Akademik5Obligative
Hyrje në Shkencat Politike6Obligative
Mikroekonomia7Obligative
Mendimi Kritik6Obligative
Gjuhë Angleze I6Obligative
Semestri 2 Kreditë ECTS Obligative/ Zgjedhore
Hyrje në Administrimin Publik 7 Obligative
Hyrje në Sociologji 5 Obligative
Bazat e Statistikes 6 Obligative
Makroekonomia 7 Obligative
Zgjedhore 1 5 Obligative
Semestri 3Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Hyrje në Marrëdhëniet Ndërkombëtare7Obligative
Metodat e Hulumtimit6Obligative
Analiza dhe Planifikimi i Politikave7Obligative
Zgjedhore 25Obligative
Zgjedhore 35Obligative
Semestri 4Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Financa Publike7Obligative
Sistemet Ekonomike dhe Politikat Ekonomike6Obligative
E Drejta dhe Procedura Administrative7Obligative
Zgjedhore 45Obligative
Zgjedhore 55Obligative
Semestri 5Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Politika dhe Institucionet e Bashkimit Evropian6Obligative
Teoria dhe Praktika e Administrimit Qendror Kombëtar7Obligative
Administrimi i Shërbimeve Publike7Obligative
Zgjedhore 65Obligative
Zgjedhore 75Obligative
Semestri 6Kreditë ECTSObligative/ Zgjedhore
Menaxhimi i Institucioneve Publike7Obligative
Teoritë e Kombit dhe të Nacionalizmit7Obligative
Punim Diplome6Obligative
Zgjedhore 85Obligative
Zgjedhore 95Obligative

Na tregoni pak për veten tuaj dhe ne do t'ju ndihmojmë për pjesën tjetër. Formulari ynë i përshtatshëm i aplikimit kërkon vetëm 10 minuta nga koha e juaj për t'a plotësuar.

Pasi të dorëzoni aplikimin tuaj, ju do të kontaktoheni nga Zyra për Regjistrim për t'ju ndihmuar drejt përfundimit të procesit të regjistrimit.

Pasi të kontaktoheni nga ne, ju duhet që të ndiqni rekomandimet e dhëna për kompletim të dokumentacionit të nevojshëm për regjistrim.

Programet e Studimit në
Nivelin Bachelor

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Gjithçka që mësova në Kolegjin Dardania më ndihmoi vërtet të më vinte mbi konkurrencën në fushën e menaxhimit të biznesit.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale