Staf Akademik – Mësimdhënës me Orar të Plotë

Share on facebook
Share on pinterest
Share on twitter

Bazuar në Statutin e Kolegjit Dardania, neni 56, paragrafi 2, kandidatët mund të aplikojnë për pozitat si në vijim:

VENDI I PUNËS: Staf Akademik – Mësimdhënës me orar të plotë për fushën:

  • Punë Sociale;
  • Psikologji;
  • Ekonomi;
  • Juridik;
  • Filologji – Gjuhë Shqipe; Gjuhë Angleze; Gjuhë Gjermane;
  • Shkenca Politike dhe Administrim Publik;
  • Shkenca Kompjuterike.

Kualifikimet e nevojshme

Kandidati duhet të ketë gradën e doktorit te shkencës në fushën përkatëse.

Dokumentet për aplikim:

  • Kërkesën me CV dhe letër motivimi;
  • Kopjet e diplomave të noterizuara (Doktoraturë, Master dhe Bachelor);
  • Deshminë e nostrifikimit të diplomave (për të diplomuarit jashtë vendit) të noterizuar;
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Çertifikatën se ndaj tij nuk ndërmirret ndonjë procedurë hetuese;
  • Leja e qëndrimit dhe leja e punës (për kandidatët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës);
  • Dokumente tjera shtesë relevante.

Dorëzimi i Aplikacionit

Dokumentacioni së bashku me formularin e aplikacionit të plotësuar duhet të dërgohet në e-mail jobs@kolegjidardania.com apo të dorëzohet në zyret e Kolegjit Dardania nga data 26.08.2021 deri me datë 10.09.2021 (adresa: rr. Ibrahim Lutfiu nr. 93, Prishtinë). Kandidatët mund të aplikojnë edhe duke klikuar më poshtë në “APLIKO PËR PUNË”.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen për intervistë.

Aplikacioni i konkursit mund të shkarkohet duke klikuar këtu.