fbpx
Category I pakategorizuar

Zyra për Orientim në Karrierë

Në kuadër të Kolegjit Dardania, funksionon edhe Zyra për Orentim në Karrierë si një sektor i veçantë i qendrës së shërbimit për studentë. Stafi i zyrës sjell përkushtim dhe ekspertizë për të ndihmuar studentët të arrijnë sukses në zhvillimin e karrierës së tyre.

Misioni i funksionimit të Zyrës për Orientim në Karrierë është që studentëve të Kolegjit Dardania si gjatë studimeve ashtu edhe pas diplomimit ti ndihmojë në identifikimin, planifikimin dhe arritjen e karrierës së preferuar profesionale.

Vlen të përmendet se zyra e karrierës ofron ndihmë edhe për maturantët qoftë në institucionet e arsimit të mesëm, qoftë individëve të cilët vijnë të informohen për zgjedhjen e profesionit apo të këshillohen rreth jetës studentore. Kështu ekipi i Zyrës për Orientim në Karrierë pas bisedës cilësore identifikon prirjet, motivet dhe interesimet e tyre për fusha të ndryshme të studimit, dhe me këtë rast ofron këshilla të dobishme e profesionale.

Shkurtimisht, objektivat kryesore të Zyrës për Orientim në Karrierë në Kolegjin Dardania janë përkujdesja dhe ndihmesa që i’u ofrohet maturantëve të kalojnë nga jeta e shkollimit të mesëm në jetën studentore dhe nga ajo studentore-akademike në jetën profesionale. Kjo do të thotë që ekspertët e zyrës i përcjellin në kontinuitet arritjet e studentëve tanë, që nga momenti i regjistrimit e gjerë në diplomim dhe pas diplomimit. Zyrës për Orientim në Karrierë ka një sërë programesh me anë të të cilave arrin ta përmbush misionin e vet.

Zyrës për Orientim në Karrierë ka një sërë memorandumesh bashkëpunimi si me institucione publike ashtu edhe me organizata dhe kompani të ndyshme publike dhe private, ku studentët e Kolegjit Dardania kanë mundësi të mbajnë praktikë e cila i ndihmon në ngritje profesionale duke filluar kështu familjarizimin me profesionin e e zgjedhur, me aktivitetet punuese duke i jetësuar hapat e parë drejt karrierës profesionale.

Në përkrahje të ndihmës financiare të studentëve të Kolegjit Dardania qysh nga themelimi i institucionit, funksionon edhe programi Punë & Studime; qëllimi i këtij programi është që studentëve t’i mundësohet të punojnë me gjysmë orari në disa nga shërbimet e Kolegjit, siç janë: biblioteka, qendra kompjuterike, zërimi, mirëmbajtja teknike, mirëmbajtje të webfaqes dhe rrjetit lokal elektronik të Kolegjit, zyra e regjistrimit, qendra e kopjimit, asistencë administrative, në byfenë e Kolegjit etj.

Përzgjedhja e studentëve bëhet në bazë të nevojës për ndihmë financiare dhe aftësive të studentit. Kriteri i parë verifikohet në bazë të dokumentacionit të sjellë ndërsa kriteri i dytë verifikohet në intervistat që në veçanti mbahen me një numër të caktuar të aplikuesve pas përzgjedhjes në bazë të kriterit të parë. Shuma e fituar e të hollave nga programi Punë & Studime, u kompensohet në shumën e pagesës së shkollimit të studentit.

Një shërbim tjetër që funksionon në kuadër të Zyrës për Orientim në Karrierë është edhe programi Work & Travel i cili u ka asistuar studentëve punësim sezonal katër mujor në Amerikë dhe Evropë. Përmes këtij programi disa studentë kanë përfituar përjetimin e një diversiteti kultoror, avancimin e gjuhës, bartjen e eksperiencave të fituara nga kompanitë e ndryshme si dhe përfitimin material me anën e të cilave studenti ka mundësi t’i paguajë studimet e veta.

Kolegji Dardania gjithashtu ka memorandum bashkëpunimi edhe me Zyrën Qëndrore Gjermane për punësim (ZAV). Përmes këtij programi, studentëve të Kolegjit ju mundësohet që të kalojnë një pushim semestral në Gjermani, ku gjatë asaj kohe studentët do të ketë mundësi të punojë, të përfitojë njohuri mbi kulturën gjermane, të avancojnë gjuhën gjermane si dhe të bartin eksperiencat e përfituara nga një vend i industrializuar, në kohën kur Kosova është një shtet i ri në zhvillim.

Në kuadër të Zyrës për Orientim në Karrierë funksionon edhe programi i ALUMNI i cili përcjellë dhe përkujdeset për studentët që diplomojnë në Kolegjin Dardania deri në punësimin e tyre dhe më vonë fillimin e punës.

Objektivat kryesore të këtij programi janë:

• Të ndihmojë studentëve për të kaluar nga jeta akademike në atë profesionale;
• Të ndihmojë studentët të planifikojnë, identifikojnë, përpunojnë dhe realizojnë qëllimet e karrierës dhe fushatën për kërkimin e vendit të punës;
• Të ofrojë informata aktuale për mundësitë për punësim dhe praktikë;
• Të ofrojë informata aktuale për tregun e punës;
• Të organizojë ngjarje që u mundëson studentëve të krijojnë lidhje dhe të realizojnë intervista me punëdhënësit;
• Të nxisë dhe të mbajë partneritet aktiv, të vazhdueshëm dhe afatgjatë me departamentet akademike për të siguruar shkëmbime cilësore mes Zyrës për Orientim në Karrierë, komunitetit akademik dhe punëdhënësve brenda dhe jashtë kufinjëve të Kosovës.

APLIKO

A jeni të gatshëm të vazhdoni me hapin tjetër drejt karrierës suaj të ardhshme?

Fjala e Rektorës

Mirësevini në Kolegjin Dardania! Institucioni ynë i arsimit të lartë është i akredituar dhe ka arritur një reputacion për përsosmëri në mësimdhënie, kërkimim shkencor, dhe në tejkalimin e disiplinave akademike, duke kombinuar njohuritë e veçanta me vlera universale.

Opinioni i Studentëve

Gjithçka që mësova në Kolegjin Dardania më ndihmoi vërtet të më vinte mbi konkurrencën në fushën e menaxhimit të biznesit.

Erisona Zuka
BA Perkujdesje dhe Mireqenie Sociale