Zyrtar në Qendrën për Hulumtime Shkencore

Share on facebook
Share on pinterest
Share on twitter
 

VENDI I PUNËS: Zyrtar në qendrën për hulumtime shkencore

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Njofton stafin dhe hulumtuesit e rinj për mundësinë e publikimit të punës së tyre shkencore në forume dhe revista të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Merr pjesë në hartimin e materialeve dhe dokumenteve që kanë të bëjnë me hulumtime shkencore dhe koordinon zbatimin e tyre (strategjia për shkencë, broshura, fletëpalosje, etj.);
  • Organizon aktivitete lidhur me hulumtimet shkencore;
  • Njofton stafin akademik për zhvillimin e projekteve hulumtuese dhe përgaditjen për projekte të reja;
  • Shërben si person i cili mirëmbanë dokumentacionin relevant në Kolegj për projektet e karakterit hulumtues shkencor;
  • Nxjerr raporte për punën shkencore në Kolegj;
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat i’a cakton mbikëqyrësi.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë universitare (PhD ose Master);
  • Kandidati duhet të ketë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Njohja e gjuhës angleze dhe njohurit për trendin e arsimit të lartë evropian;
  • Njohuri adekuate kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit.

Dokumentet për aplikim:

  • Kërkesën me CV dhe letër motivimi;
  • Kopjet e diplomave të noterizuara (Doktoraturë, Master dhe Bachelor);
  • Kopjet e nostrifikimit të diplomave (për të diplomuarit jashtë vendit);
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Çertifikatën se ndaj tij nuk ndërmirret ndonjë procedurë hetuese;
  • Dokumente tjera shtesë relevante për pozitën e punës që aplikoni.

Dorëzimi i Aplikacionit

Dokumentacioni së bashku me formularin e aplikacionit të plotësuar duhet të dërgohet në e-mail jobs@kolegjidardania.com apo të dorëzohet në zyret e Kolegjit Dardania nga data 26.08.2021 deri me datë 10.09.2021 (adresa: rr. Ibrahim Lutfiu nr. 93, Prishtinë). Kandidatët mund të aplikojnë edhe duke klikuar më poshtë në “APLIKO PËR PUNË”.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen për intervistë.

Aplikacioni i konkursit mund të shkarkohet duke klikuar këtu.