Zyrtar për Sigurimin e Cilësisë

Share on facebook
Share on pinterest
Share on twitter
 

VENDI I PUNËS: Zyrtar për sigurimin e cilësisë

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Ofron mbështetje administrative për procedurat dhe mekanizmat e sigurimit të cilësisë në Kolegjin Dardania;
  • Shpërndan pyetësorë për stafin akademik, administrativ dhe për studentë;
  • I analizon të dhënat e mbledhura përmes mekanizmave për sigurimin e cilësisë;
  • Përpilon raporte të ndryshme për cilësinë e lëndëve dhe të programeve të studimit;
  • Bazuar në analizën e pyetësorëve për cilësi, përpilon raporte për shërbimet akademike dhe administrative për njësitë akademike, senatin dhe këshillin drejtues;
  • I mirëmban dhe i shqyrton dosjet e procesit të vetëvlerësimit të njësive akademike;
  • Kryen punë të tjera të cilat i’a cakton mbikëqyrësi.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Kandidati duhet të ketë diplomë universitare (niveli Master);
  • Kandidati duhet të ketë së paku 1 vit përvojë pune;
  • Njohuri adekuate kompjuterike;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe prezantimit;
  • Njohja e gjuhës angleze.
 

Dokumentet për aplikim:

  • Kërkesën me CV dhe letër motivimi;
  • Kopjet e diplomave të noterizuara (Doktoraturë, Master dhe Bachelor);
  • Kopjet e nostrifikimit të diplomave (për të diplomuarit jashtë vendit);
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Çertifikatën se ndaj tij nuk ndërmirret ndonjë procedurë hetuese;
  • Dokumente tjera shtesë relevante për pozitën e punës që aplikoni.

Dorëzimi i Aplikacionit

Dokumentacioni së bashku me formularin e aplikacionit të plotësuar duhet të dërgohet në e-mail jobs@kolegjidardania.com apo të dorëzohet në zyret e Kolegjit Dardania nga data 26.08.2021 deri me datë 10.09.2021 (adresa: rr. Ibrahim Lutfiu nr. 93, Prishtinë). Kandidatët mund të aplikojnë edhe duke klikuar më poshtë në “APLIKO PËR PUNË”.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen për intervistë.

Aplikacioni i konkursit mund të shkarkohet duke klikuar këtu.